Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së liderit të ISIS-it për grupin e Ballkanit, Lavdrim Muhaxheri.
“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit Lavdrim Muhaxheri.
Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.
U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.
Nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja” mbyllet deklarata.
Lavdrim Muhaxheri pak ditë më parë është vrarë në Siri, njoftimi u dha nga familja e tij në Kaçanik.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com