Vdekja e Maradonës, vihet në pranga ish-truproja i legjendës së futbollit! Akuzohet për dëshmi të rreme

Vdekja e Maradonës, vihet në pranga ish-truproja i legjendës së futbollit! Akuzohet për dëshmi të rreme

Diego Armando Maradona dhe Julio Cesar Coria

ARGJENTINË - Ish-truproja i Diego Armando Maradonës është arrestuar në hetimet për vdekjen e ish-futbollistit.

Julio Cesar Coria, i cili ka punuar ngushtë me Diegon, është vënë në pranga pas një kthese dramatike në gjyqin e shtatë mjekëve të akuzuar për kujdes të munguar ndaj Diegos. Prokurori Patricio Ferrari akuzoi Corian se kishte gënjyer, duke bërë që gjykatësit të urdhëronin arrestimin e tij të menjëhershëm.

Ai kishte dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit gjatë gjyqit, i cili filloi më 11 mars dhe do të vazhdojë deri në verë. Coria, 48 vjeç, kishte punuar me Maradonën për 5 vjet dhe ishte me të në shtëpinë në Tigre, afër Buenos Aires, ku vdiq nga ataku në zemër më 25 nëntor 2020.

Coria ishte thirrur si dëshmitar për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Diegon, por Ferrari i tha gjykatës se ai pretendoi në mënyrë të rreme se nuk kishte folur me mjekun e Maradonës, Leopoldo Duque.

Mesazhet në 'WhatsApp' zbuluan se dyshja kishin diskutuar për shëndetin e ish-futbollistit dhe madje kishin organizuar një barbeque. Për këtë arsye, ai u vu menjëherë në pranga për dëshmi të rreme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën