Vdekja e mbretëreshës/Vjen reagimi i kryebashkiakut të Hasit: Mbetesh e paharruar për ne

Vdekja e mbretëreshës/Vjen reagimi i kryebashkiakut të Hasit: Mbetesh e paharruar për ne

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka pasur një reagim për humbjen e mbretëreshës Elizabeth.

Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe.Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribuues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruan ai.

Hasi dhe Anglia kanë një lidhje të madhe. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e të rinjve kanë zgjedhur që të emigrojnë drejt Anglisë, e ndërsa disa javë më parë, ai ka bërë me dije se në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Anglisë.


Lajmi kryesor:

Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë, reagon politika shqiptare! Rama: Lamtumirë! Begaj: Do mbahet mend me admirim! Meta: Humbje e madhe


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin