FOTOT/ Brenda koleksionit të bizhuterive të mbretëreshës, nga gjerdanët e çmuar tek karfica me vlerën 40 mijë paund
Mbretëresha me karficënme vlerë 40 mijë paund
Gjatë gjithë jetës së saj, Mbretëresha Elizabeth grumbulloi një koleksion bizhuterish, thesare të paçmueshme dhe dhurata nga liderët botërorë. Monarkja rrallëherë shihej pa diamante, perla apo gurë të çmuar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar karficave të saj. Madhështia e saj shpesh zgjidhte karfica me kuptime të veçanta, që shpesh lidheshin me presonin që do takonte, vendin apo organizatën që do vizitonte. Bizhuteritë më mbresëlënëse ishin të rezervuara për raste të profilit të lartë si darkat shtetërore.
Mbretëresha rrallëherë shihej pa tre vargjet e perlave të dhuruara nga gjyshi i saj. Koleksioni Mbretëror mbahej nga Sovrani për pasardhësit e saj dhe kombin dhe nuk ishte në pronësi të Mbretëreshës. Megjithatë, ajo kishte koleksionin e saj më të vogël, të cilin dihet se ua huazonte anëtarëve të familjes mbretërore për raste zyrtare dhe vizita shtetërore.
Perlat ishin bizhuteritë e para 'serioze' të mbretëreshës. Kur gjyshi i saj George V festoi jubileun e tij të argjendtë në 1935, ai u dha të dy mbesave të tij gjerdan perla.
Gjerdani i saj i preferuar ishte versioni i saj me një fije perla. Ndërkohë, mbretëresha kishte gjithashtu një gamë të madhe gjerdanesh, duke përfshirë kompletet mahnitëse të dhuruara nga kurorëzimi i saj në 1953.
Një nga bizhutë e preferuara të familjes mbretërore ishte karfica me diamant Kensington Bow, një dhuratë martese nga banorët e Kensington për gjyshen Mbretëreshës në 1893, që në atë kohë kushtonte 450 £. Vlera e karficës sot ka shkuar rreth 40,000 £.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në familjen mbretërore! Kate Middleton e irrituar me bashkëshorten e Charles III, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është 'shefi'
18 Tetor 2022, 20:57
-
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, monarkja që nuk do të harrohet kurrë! Për një ditë, një komb i tërë ‘në këmbë’
20 Shtator 2022, 09:28
-
'Udhëtimi' i fundit i Mbretëreshës dhe fundi i një epoke! Elisabeth varroset në kapelën e Shën Gjergjit, si një shpirt i thjeshtë e i krishterë
19 Shtator 2022, 08:10
-
Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm
18 Shtator 2022, 07:49
-
8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit! Mbreti Charles i jep leje, Princ Harry rivesh uniformën ushtarake
17 Shtator 2022, 08:07
-
Humbja e monarkes së Britanisë së Madhe, mijëra njerëz qëndrojnë në radhë për të nderuar mbretëreshën në Westminster Hall
16 Shtator 2022, 07:54
-
Trupi i Elisabeth II nderohet në Westminster Hall, arkivoli i mbretëreshës do të qëndrojë aty deri në mëngjesin e funeralit të saj
15 Shtator 2022, 07:52
-
Epoka e re e Mbretërisë së Bashkuar! Këshilli i Aderimit shpall Charles III mbret! Funerali i Mbretëreshës më 19 shtator
10 Shtator 2022, 07:53
-
Vdekja e mbretëreshës, ambasadori shqiptar në Britani për Report Tv: Takimi me të sillte një histori të vetën! Interesi i saj për ne dhe Ballkanin, mbresëlënës
8 Shtator 2022, 21:35
-
Humb jetën monarkia britanike Elizabeth II, Xhaçka: Ngushëllime, gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar dha udhëzime, motivim, vizion dhe stabilitet
8 Shtator 2022, 20:11
-
Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë, reagon politika shqiptare! Rama: Lamtumirë! Begaj: Do mbahet mend me admirim! Meta: Humbje e madhe
8 Shtator 2022, 20:11
-
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe mblidhen në Pallat
8 Shtator 2022, 17:35