Vdekja e Mbretëreshës, Premier League rikthehet këtë fundjavë pjesërisht! 3 nga 10 ndeshjet shtyhen

Vdekja e Mbretëreshës, Premier League rikthehet këtë fundjavë pjesërisht! 3 nga 10 ndeshjet shtyhen

Premier League do të rikthehet këtë fundjavë, megjithatë, tre ndeshjet e planifikuara duke përfshirë Çelsi kundër Liverpul , ndeshjen evropiane të Arsenalit  kundër PSV, janë anuluar këtë fundjavë për shkak të përgatitjeve për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II .

Në një deklaratë të lëshuar në minutat e fundit, Premier League tha se nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç shtyrjes së tre ndeshjeve pas konsultimit me klubet, policinë dhe Grupet Këshillimore të Sigurisë lokale.

Çështja ka të bëjë me mungesën e policisë, me njësi të pamjaftueshme në dispozicion për shkak të përgatitjeve për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.

Të shtunën ishte parashikuar që të luhej ndeshja mes Brighton dhe Crystal Palace , por ajo është shtyrë në një datë të mëvonshme. Po ashtu dhe ndeshjet që ishin planifikuar të dielën, Çelsi-Liverpul dhe Mançester Junajtid-Lids janë shtyrë në një datë të papërcaktuar.

"Ndeshjet e Premier League do të rifillojnë këtë fundjavë pas një pauze të sezonit si shenjë respekti pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Shtatë nga dhjetë ndeshjet e Premier League këtë fundjavë do të luhen, me tre ndeshje të shtyra për shkak të ngjarjeve që rrethojnë funeralin e Mbretëreshës. Përveç kësaj, oraret e fillimit do të ndryshojnë për dy ndeshje në Premier League.

Ndeshjet e shtyra të dielën më 18 shtator,janë ndeshja e Chelsea FC kundër Liverpool FC në Stamford Bridge, dhe ndeshja e Manchester United në shtëpi kundër Leeds United. Ndeshja e Brighton and Hove Albion FC kundër Crystal Palace FC, që do të luhet në orën 15:00 të së shtunës më 17 shtator, do të mbetet gjithashtu e shtyrë.”, thuhet në njoftim.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?