Gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në minierën e kromit në Cërujë të Klosit ka gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P.M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan sot në flagrancë shtetasit : Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar).
Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur "Lugu i Madh", në galerinë nr 4 të subjektit minerar “DEMA - PATIN” sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M, 57 vjeç.
Nese PS do ishte si PD, dje Eljo Hyska, kryetari i FRESSH, do dilte ne konference per shtyp dhe do kerkonte arrestimin e pronarit te galerise ku ndodhi ky aksident, ish kandidatit per deputet te PD-se, Edmond Isaku, njesoj sikur nje jave me pare Belind Kelliçi i kerkoi prokurorise hetimim e kryetarit te PS-se se Bulqizes, Lefter Alla. Pergjegjesit duhet te dalin para ligjit ne çdo rast, por nese PD e ka seriozisht kete punen e shfrytezimit te minatoreve, Belindi qe beri hapin e pare, duhet te beje edhe te dytin, te kerkoje hetime edhe per Edmond Isakun.
Përgjigju