1668803851_ewrewew.jpg

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas vdekjes së ministrit të Brendshëm të Ukrainës, pas rrëzimit të një helikopterit mbi një kopësht fëmijësh ditën e sotme, ku deri tani raportohet për 18 viktima.

‘Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës.’- shkruan Çuçi.


Lajmi kryesor:

Tragjedia ku humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarët qeveritarë, Xhaçka: Ngushëllime për popullin e Ukrainës! Çuçi: I trishtuar