Vdekja e mjekut, Meta: Duhet strategji e re për përballimin e COVID, të rritet bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore

Vdekja e mjekut, Meta: Duhet strategji e re për përballimin e COVID, të rritet bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore

Për Presidentin, Ilir Meta rritja e rasteve me COVID dhe numrit të viktimave tregon se duhet një strategji e re për të përballuar situatën. Teksa shprehu ngushëllime për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau, kreu i shtetit tha se çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.

Meta përsëriti  thirrjen për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, ndërsa kërkoi forcim të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

"Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian!

Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.

Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike", shkruan Meta në Facebook.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri! U infektua nga kolegia që kishte shkuar në QSUT për konsultë... ishte në krye të detyrës deri ditën që u infektua


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet