Vdekja e papritur e psikiatres shqiptare në Gjermani ka bërë jehonë në mediat gjermane. Ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë dhe ngricave makina e saj ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni me tërë forcën.

Ngjarja ka ndodhur në 11:00 të natës dhe ajo sot do të duhej të ishte në spital për tu shërbyer pacientëve të saj.

I dashuri i mjekës shqiptare, Eneida Doko  ka reaguar mediat gjermane ku ka theksuar se ata kishin bërë plane të martoheshin dhe të kishin fëmijë.

Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”, është shprehur partneri i saj.

Ndërkohë që e ka vlerësuar edhe karrierën e saj dhe përgatitjen akademike.

"Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht t brenda një viti," thotë Wassermann. "Por ishte gjithmonë e rëndësishme për të që t'i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi - që për njëri-tjetrin."

Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016, aty ku fillimisht u specializua.

Të trishtuar për lajmin u shprehën edhe kolegët e saj.