Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën për moskallëzim krimi tre të arrestuarve, pas gjetjes së vdekur në një hambar në Shëngjergj të shtetasit Besnik Pudja.
Të akuzuar për fshehjen e krimit janë Halit Dusha, Algers Lici dhe Dritan Buzo ndërsa hetimet për dyshimet e vrasjes së Pudjas janë veçuar, sqaruan hetuesit për Report Tv.
Dosja me akuzën e moskallëzimit të krimit ka përfunduar në gjykatë kjo pasi afatet hetimore për të arrestuarit ishin drejt fundit.
Pudja u gjet 8 muaj më parë në një kapanon hashasit në Shëngjergj, ndërsa ende mister mbetet fakti nëse u vetëvra apo u vra nga të pandehurit që sot akuzohen për moskallëzim krimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com