Vdekja e shoferit të Xhafajt, familja mesazh politikës: Na lini të qajmë njeriun tonë, boll me fantazi e fabrikime

Vdekja e shoferit të Xhafajt, familja mesazh politikës: Na lini të qajmë njeriun tonë, boll me fantazi e fabrikime

Viktima Shkëlzen Qordja

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë brenda makinës së tij, ka pasur një numër të lartë versionesh mbi ngjarjen të cilat janë përcjellë nga mediat pranë opozitës por edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e familjes së të ndjerit, të cilët kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për viktimën. Prindërit dhe vëllezerit e tij, në njq prononcim për TemA, kërkojnë që për qëllime politike të mos fabrikohen lajme mbi vdekjen e tij.

Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje! Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij. U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.

Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte. Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja.

Familjarët e të ndjerit, në një prononcim për gazetën TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabriu: 01/07/2018 12:20

    Keta jane politikanet shqiptare qe edhe fatkeqesite duan ti shfrytezojne per perfitime politike. Ju zente haka e ketij populli.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 01/07/2018 07:12

    Ore komentues mos u beni budallenj me zor se per ju dhe per zorraxhinjt e shqupit po flet familja e te ndjerit. U preft ne paqe i ndjeri. Dhe dicka te pakten shprehni ngushellime kesaj familje,pas shpifjeve dhe akuzave qe beni.

    Përgjigju
  • Sula: 30/06/2018 21:06

    Keni te drejte familjar te Qordes , por hienat nuk mund te rrine urte , se me mortin kane ba politiken e kane fitu pushtetin . Mos harroni 14 Shtatorin .Mallku dita qe lindi largqofti per fatkeqesute qe i dha ketij populli

    Përgjigju
  • Fad: 30/06/2018 19:44

    Fatkeqsi e madhe, e kalofshi me guxim ket dhimbje te madhe, krah jush jane dhe do te jen njerez te dashur dhe normal te shoqeris tone, kuptohet se krhash jush jan dhe njerez te keqonj qe e ka zemren sterr qe jan lindur per tu bo keq qe sajojn dhe fabrikojn lloj lloj shpifjesh dhe keta njerez duhet te ishin sot ne arkivol dhe jo djali jua, qoft dheu let per ket djal rinor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)