Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është tronditur rëndë sot nga një lajm i hidhur. Djali i saj i Zef Kurti ka ndërruar jetë papritur në Kanadanë e largët.

Shkak ka qenë një arrest kardiak. Miq të familjes pohojnë se aktorja Tinka Kurti që sapo kishte dalë nga spitali për disa probleme të saj shëndetësore ka pësuar një tronditje të rëndë nga lajmi i hidhur i vdekjes së të birit.

Zef Kurti ndërroi jetë në mesnatën e kësaj të hëne dhe familja po pret kryerjen e procedurave për sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri. Një mikeshë e aktores pohon se në këto çaste të tronditjes së rëndë është e pamundur ta ngushëllosh aktoren apo ta telefonosh. Pranë aktores të cilës i është rënduar sërish gjendja shëndetësore qëndron një mikeshë e saj.

s.k/Shqiptarja.com