Vdekja e kenianes/ Mamaja e të resë flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

TIRANË- “Dua drejtësi për Joy-n”...këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin “Pa Gjurmë”, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur e bija Joy Aoko ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”.
 

Gazetari: Çkemi Ruth?!
Ruth Abongo: Çkemi?!
Gazetari: Si je?
Ruth Abongo: Jam mirë!
Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?
Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!
Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin.  Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?
Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq
Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?
Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!
Gazetari: Po ambsadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?
Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta
Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?
Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!
Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?
Ruth Abongo: Po
Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?
Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…
Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?
Ruth Abongo: Jo, asgjë! Vetëm kam folur me avokatin e Joy-t
Gazetari: Çfarë ju ka thënë
Ruth Abongo: "Kur të jem gati do jua dërgoj"...

Report Tv me gazetarin Freard Rista kanë shkuar në shtëpinë, në hostelin ku jetonte 22-vjeçarja së bashku me 2 shoqet e dhomës, Joy Brenda dhe Emily Mutua. Dyshohet se persona të paidentifikuar hyjnë në hostel dhe, pasi e dhunuan rëndë, e hodhën 22-vjeçaren nga ballkoni i katit të dytë, mirëpo siç mund të shihet nga pamjet që Report Tv sjell, një gjë e tillë duket e pamundur. Madje eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tregon se një njeri duhet të jetë naiv për të besuar se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Kjo sepse banesa ky jetonte Joy ndahet në mes nga një mur me pemë të larta dhe më pas është oborri ku u gjet trupi i it ë resë. Për ekspertin mjaftonte një eksperiment nga grupi hetimor me një thes në peshën e Joy-t për të kuptuar se është e pamundur që trupi i saj të përfundonte nga ballkoni në oborr. Prandaj ai thotë se duhet të fillojnë hetimet edhe për inskenim të ngjarjes, e ndërsa tha se 2 shoqet e kenianes duhet të merren në pyetje në mënyrë të vazhdueshme pasi atom und të fshehin diçka.

“Duhet të fillonin hetimin për inskenim të vendngjarjes, janë vajza të mitura të vogla është kollaj të zbërthehen ato para policisë, nuk janë kriminelë” tha eksperti.

Ballkoni nga dyshihet se u hodh Joy

1680016097_1680015907Screenshot1.jpg

Vendi ky u gjet e dhunuar e reja, Joy Aoko

Nga ana tjetër, gazetari Igli Çemeta, pas intervistës së fundit të nënës në ‘Pa Gjurmë’, thotë se ajo e di të vërtetën. Mirëpo, se cila është ajo, për opinionin publik mbetet e paqartë.

“Nëna e di të vërtetën për vajzën e saj”, tha gazetari.

Ai ka zbuluar edhe mesazhin që i ka dhënë nëna.

“Nëse do marr frymë për herë të fundit dhe do zbardhet vrasja, unë do e bëj këtë”, ka treguar gazetari mesazhin e nënës.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë, por ai është marrë në pyetje dhe më pas është liruar. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 

22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 29/03/2023 10:19

    Bashke me autorin duhen arrestuar edhe ata qe kane penguar zbardhjen e vrasjes deri tani: policet, OPGJ-ja e te tjeret.

    Përgjigju
  • Alb: 28/03/2023 17:40

    E ke gjete shtetin per dreci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë