Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vrasje

Katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret dyshohet se janë helmuar dhe prokuroria ka nisur hetime për vrasje. Nga ana tjetër mjeksia ligjore përjashton të ketë shenja dhune në trupin e viktimave dhe burime për ReportTv thonë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike.

Mjeksia ligjore është vizituar këtë të hënë edhë nga përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë. Ata nuk patën një reagim për mediat ndërsa një ditë më parë në facebook ambasada shkroi se pret një hetim të plotë nga pala shqiptare.

Këto janë fotot e familjes Burenkova nga Moska, ndërsa sëbashku me ta humbi jetën edhe dhëndri i familjes Nikita Belousov. Analizat toksikologjike pritet të zbardhin shkakun e vdekjes dhe praninë e ndonjë lënde helmuese apo agjenti të jashtëm që ka shkaktuar vdekjen tragjike.

Sipas mjeksisë ligjore në trupat e katër viktimave ska asnjë shenjë dhune apo dëmtim të jashtëm ndërsa janë marrë mostra edhe nga ushqimet e konsumuara si dhe uji pishinës ku ata kanë qëndruar në zonën e relaksit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Vdekja e 4 turistëve, përfaqësuesit e ambasadës ruse në ambientet e mjekësisë ligjore

Përfaqësuesit e konsullatës ruse kanë mbërritur ditën e sotme në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kërkuar informacion më të detajuar për vdekjen e 4 turistëve në hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen  4 turistëve rus në Qerret dhe ku thotë se autoritet në Rusi presin hetim të plotë të ngjarjes së rëndë dhe se janë në kontakt të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Ora 12:46
Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, dalin fotot e viktimave

Sergey Burenkov, Natalya Burenkova (majtas) dhe Katya Burenkova

1 / 4

Sergey Burenkov dhe Natalya Burenkova

2 / 4

Sergey Burenkov dhe Katya Burenkova

3 / 4

Katya Burenkova

4 / 4

Report Tv ka siguruar fotot e turistëve rus që u gjetën të vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin me pushime në Shqipëri por u gjetën të vdekur në pishinën dimërore të hotelit. Edhe pse ende nuk ka shkak për vdekjen e tyre ku pritet ekspertiza mjekoligjore, prokuroria e Kavajës e ka regjistruar rastin si vrasje.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bucak: 19/10/2021 15:37

    O Arber po edhe FBI dhe CIA amerikane nuk mbeten pas.

    Përgjigju
  • Arbër: 18/10/2021 13:12

    Sigurimi rus i ka duart e zgjatura...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Sulmi në Deçan, Lindita Nikolla: Krim i rëndë dhe i patolerueshëm, kriminelët meritojnë ndëshkim