Një biznesmen rus që punonte në sektorin e energjisë ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga varka gjatë fundjavës. Ai ka vdekur në rrethana misterioze ndërsa kishte njohje me presidentin rus Vladimir Putin.
Ivan Pechorin, 39 vjeç, ishte drejtor menaxhues i Korporatës së Lindjes së Largët dhe Zhvillimit të Arktikut të Putinit. Ai po lundronte në brigjet e ishullit Russky në Detin e Japonisë të shtunën kur ra në det nga varka që po ecte me shpejtësi.
Trupi i tij u gjet në ujë mëngjesin e së hënës pas një kërkimi intensiv. Vetëm disa ditë më parë kishte marrë pjesë në një konferencë të madhe të organizuar nga Putin në Vladivostok.
"Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë dhe kolegët, një humbje e madhe për korporatën," tha ERDC në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
-
mos jane te semure nuk ka mundesi!ky ka rene nga varka apo nga trageti!
Përgjigju-
Te gjithe te semure te jene keta oligarket qe po vdesin nje nga nje?
-







Komente
Komento