Në kampin me tela me gjemba të Tepelenës, brenda një nate kanë humbur jetë 30 fëmijë të cilët siç mësohet nga ky dokument, ishin prekur nga TBC-ja, sëmundje vdekjeprurëse deri disa dekada më parë dhe dizanteria.
Sipas këtij dokumenti, viktimat ishin fëmijë 5-vjeçarë dhe të moshuar të moshave 69-89-vjeç.
"Këto ekstrakte dokumentesh të viteve 1949 dhe 1951 hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjeve në kampin tela me gjemba të Tepelenës. Nga një lexim i përgjithshëm shihet se sëmundjet kryesore në kampin e Telelenës janë TBC-ja dhe dizanteria. Po ashtu vihen re se të internuarit e vdekur janë kryesisht të moshuar dhe fëmijë. Në rastet kur cilësohet mosha, vërehet se fëmijët janë 5 vjeçarë, ndërsa të moshuarat janë të moshave 69 dhe 89 vjeçe", shkruan Dervishi në Facebook.
(Raporti për vdekjet në kampin e Tepelenës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com