Vdekshmëria foshnjore ende e lartë
Beqaj:Përmirësim të situatës në 2015

Vdekshmëria foshnjore ende e lartë<br />Beqaj:Përmirësim të situatës në 2015
TIRANË - Vdekshmëria foshnjore dhe fëminore vazhdon të jetë e lartë në vendin tonë. Sipas një studimi të “Save the Children”, një nga arsyet e vdekshmërisë foshnjore është norma e ulët e mirërritjes së fëmijëve. 

Nga studimi rezulton se 27% e femijëve deri në moshën 6 vjec janë të kequshqyer. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se sistemi i kujdesit shëndetësor të nënës dhe fëmijës, përballet me sfida, por viti 2015 do të ketë përmirësim të situatës.

”Qëllimi i mbrojtjes së shëndetit dhe zhvillimi optimal për fëmijët e të rinjtë është që të arrijmë që çdo grua të ketë një shtatzëni të shëndetshme, çdo fëmijë të lindë dhe zhvillohet normal, si dhe çdo i ri të gëzojë një shëndet të mirë fizik dhe mendor. Kështu, Ministria e Shëndetësisë punon në këtë drejtim me programe dhe ndërhyrje, që synojnë përmirësimin e ushqyerjes së tyre, pakësimin e sëmundjeve kryesore të fëmijërisë, rritjen e mbulesës vaksinale, zgjerimin e shërbimeve miqësore për të rinjtë, ndryshimin e sjelljeve të rrezikshme, shmangien e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe drogave, etj.”- tha Beqaj.

Beqaj deklaroi se për kujdesin parësor shëndetësor janë përgatitur udhërrëfyes për kujdesin para lindjes pas lindjes për nënën dhe fëmijën, për ushqyerjen e fëmijës dhe mirërritjen tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore