Vdekshmëria foshnjore pëson rritje të ndjeshme në vitin 2018, arrin 8.9 për 1000 lindje

Vdekshmëria foshnjore pëson rritje të ndjeshme në vitin 2018, arrin 8.9 për 1000 lindje

Foto ilustruese

Pas një rënie të vazhdueshme për dy dekada rresht vdekshmëria foshnjore ka nisur të rritet në Shqipëri. Rritja e këtij treguesi e vë vendin tonë në një pozicion të keq për zhvillimin e qëndrueshëm, nivelin e varfërisë dhe në përgjithësi në indeksin e zhvillimit njerëzor.

INSTAT raportoi se vdekshmëria foshnjore ka pësuar rritje të fortë gjatë vitit të kaluar, pasi 8.9 foshnja vdiqën për 1000 lindje të gjalla. Vitin e kaluar ky raport ishte 8.0 për 1000 lindje.

Gjatë vitit të kaluar kanë lindur gjithsej 28,934 bebe, nga këto kanë humbur jetën 257 foshnja.

Teksa raportoi fenomenin, INSTAT dha se arsyet pse po rritet numri i foshnjave që nuk mund të mbahen në jetë: “Rritja e koeficientit të vdekshmërisë foshnjore i dedikohet uljes së numrit të lindjeve në vitin 2018 prej 6,3 % krahasuar me vitin 2017”.

Më tej INSTAT raporton se shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 42,0 % dhe “ndërlikime në barrë të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 27,2 % të kësaj grupmoshe gjithsej.

Vdekshmëria foshnjore ka ardhur në ulje sistematike nga viti në vit. Në vitet 1990 ky tregues ishte 30 vdekje për 100 lindje të gjalla, dhe më vonë në vitet 2000 ra me 15 vdekje për 1000 lindje.

Rritja e parë pas shumë kohësh u evidentua në vitin 2016 ku u raportuan 8.7 vdekje për 1000 lindje nga 7.1 për qind që ishin në vitin 2015, i cili mban rekordin për numrin e ulët të foshnjave të humbura.

Vitin e kaluar mediat raportuan se në një nga maternitetet e mëdha në Tiranë nuk i kishte në funksion aparatet e oksigjenit të domosdoshme për mbajtjen në jetë të bebeve që lindin para kohe.

Sipas një artikulli të dhënave të Bankës Botërore dhe shifrave të vëna në dispozicion, Shqipëria vitin e shkuar e ka pasur vdekshmërinë foshnjore (humbje jete të fëmijëve nën 5 vjeç) në shifrën e 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë. Shifrat sugjerojnë që më problematike në këtë drejtim është Maqedonia me 13.7 vdekje për 1 mijë fëmijë, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina 5.7 vdekje për 1 mijë fëmijë, Mali i Zi ka nivelin më të ulët të vdekshmërisë në rajon, me 3.5 / 1000 fëmijë./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë