PUKE – Një vogëlushe 5-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi i ka shpërthyer një granatë në dorë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Pukës. E mitura e gjeti granatën në lokalin e babait të saj dhe mendohet se 5-vjeçarja me inicialet I.H të ketë tërhequr aksidentalisht këmbëzën e granatës.

Nga shpërthimi i granatës janë shkaktuar edhe dëme materiale në lokal ndërsa nuk u shënuan lëndime në njerëzit e tjerë që ishin të pranishëm në lokalin e Ismet Haxhisë, babait të vogëlushes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)