Ka ndërruar jetë 65-vjeçarja Berie Dedaj, e cila mbeti i plagosur nga automjeti që doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në fshatin Konjat në Lushnjë, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, Klodjan Osja. 


18:00 Lushnjë automjet del nga rruga dhe përfundon në oborrin e shtëpisë

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Rrogozhinë Lushnjë duke përfunduar në oborri në një banese aty pranë. 

Një e moshuar 65 vjeçe, Resmie Dedej është plagosur rëndë teksa ndodhej në shkallët e banesës së saj në fshatin Konjat. 

Automjetit tip “Crysler” me targa AA 110 IA, i cili po lëvizte tej normave të lejuara në autostradë, i është carë njëra nga gomat dhe drejtuesi Klodian E., ka humbur kontrollin. 

Automjeti është përplasur në kolonat e shtëpisë duke përplasur edhe të moshuarën e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)