Vdes e moshuar, i plas tëmthi në
shtëpi, urgjenca nuk e shtroi
 

Vdes e moshuar, i plas tëmthi në<br />shtëpi, urgjenca nuk e shtroi<br /> 
Mjekimi i pakujdesshëm dhe neglizhenca nga ana e mjekëve, kanë bërë që një 85 vjeçare e paraqitur në urgjencë me tëmth të infektuar, të ndërroi jetë nga plasja e organit, sipas familjarëve të të ndjerës.

Mbesa me inicialet I.C e 85-vjeçares, thotë se vdekja e të moshuarës ka ardhur për shkak të një mjekimi të pakujdesshëm nga ana e mjekëve, duke ngritur edhe një padi për stafin në punë të Urgjencës Spitalore
Kirurgjikale 2, QSUT te datës 11.08.17 ora 22.40 deri me 12.08.17 0ra 02.40 e mëngjesit.

Familjarët: E çuan në shtëpi edhe pse ishte rëndë
Sipas I.C, mjekët nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur rastit të nënës së saj duke e trajtuar deri diku edhe me neglizhencë, duke bërë që të moshuarës ti plasë tëmthi në shtëpi, gjë e cila solli dhe vdekjen e saj.

I.C sqaron se gjyshja e saj është nxjerrë nga spitali  4 orë pasi kishte shkuar aty, edhe pse  pacientja ishte paraqitur me tëmth te infektuar, dhe me detyrim ligjor, në urgjencë, pacienti nxirret vetëm nëse stabilizohet gjendja shëndetësore ose duhet shtruar.

Ndërsa veç kësaj, 85 vjeçares i është dhënë edh mjekim nga goja, gjë e cila është e ndaluar për personat që kanë probleme me tëmthin, që përveçse i dhanë efekte anësore nuk ishin as nën monitorimin e mjekut pasi e moshuar ndodhej në shtëpi.

Por, pas 12 orësh që e moshuara është paraqitur sërisht në urgjencën, tashmë nr.1, e më pas e kanë dërguar në reanimacionin qendror, ku ju bënë plotësisht të gjitha përpjekjet si prej infermireve dhe mjekeve për ta mbajtur në jetë, nuk ishte më e mundur.

Rrëfimi i mbesës:
Është marrë në telefon urgjenca në orën 22:30, mjekët dyshonin për tëmth dhe çuan në urgjencën kirurgjikale numër 2. I bëjnë analiza, edhe eko, aty del që kishte probleme me tëmthin, organet e tjera ishin në rregull.

Nga analizat del që ka tëmth të infektuar, mjekja priste kirurgun që nuk e di ku ishte.

Kur erdhi kirurgu, me një të vizituar me tre herë të kapur të barkut tha s’ka gjë, do i bëjmë një mjekim nga goja, dhe çojeni në shtëpi. I thamë a ti bëjmë një serum ai u nervozua, i bëmë serum e pyetem dhe sa mund të rrimë tha mbaroni serumin ikni. Na tha ti merrnim një antibiotik.

Antibiotikun ja dhamë, ndërsa gjatë natës u be keq, të nesërmen në orën12:00 volli, filloi të zverdhej dhe të bëhej keq gjendje që zgjati deri nga ora katër, dhe tezja na thotë që nëna është pa puls.  E morëm e çuam te urgjenca te njëshi, dhe nga analizat doli që ishte e superpërkqësuar.

Kishte një puls të çrregullt, dhe në orën 7 e ngritëm në resanimacionin qendrorë. Nga eko rezultoi që për 12 orë nga një abdomen të pastër doli me lëng në të gjithë abdomeni. Nëna kishte plasje tëmthi, por ishte tepër vonë spse kishte tre ditë me lëng në bark, tëmthi duhet kuruar para se të plasë.

Ajo ishte e vdekur pas 12 orësh që i kishte plasur tëmthi. Gjyshja vuante vetëm nga gastriti nga asgjë tjetër.  Në vend që ta shtrojnë se ishte rëndë e kanë nxjerrë.

Familjarët padi mjekëve: Trajtimi i shkujdesur

Në padi, akuzat e ngritura ndaj mjekëve janë: Mjekim i Gabuar, Trajtim i Shkujdesur, mungese Llogaridhënie ndaj Qytetarëve, dhe Shkaktim te Komplikacioneve që çuan në vdekjen e pacientes për shkak të trajtimit të shkujdesur të saj duke e nxjerre nga urgjenca spitalore pas 4 oresh kur pacientja ishte paraqitur me tëmth te infektuar, dhe analizat nxorren enzima 4-fish me te larta, dhe nje veshke te renduar ne funksion, duke shkaktuar si pasoje qe pacienties t’i plase temthi ne shtepi, duke i shkaktuar shok septik dhe si pasoje te vdese me dhimbje te madhe, deri sa organet filluan ti pushonin se funksionuari. 

padia

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi