Gazetari Lekë Zherka, ndërroi jetë të shtunën në moshën 56 vjeçare. Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.
Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor shumëvjeçar në Kohavision.
I ndjeri Zherka deri në fund vazhdoi punën në Radiotelevizionin 21.
Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar më vdekjen e tij duke e cilësuar atë një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë medieve në Kosovë, Lekë Zherka.
“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale. VOA