Vdes kryeredaktori i enciklopedisë maqedonase që fyente shqiptarët: Barbarë që uzurpuan tokat maqedonase

Vdes kryeredaktori i enciklopedisë maqedonase që fyente shqiptarët: Barbarë që uzurpuan tokat maqedonase

Blazhe Ristovski

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademiku ultranacionalist Bllazhe Ristovski, njofton Portalb.mk.

Ristovski ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) që nga viti 1996.

Ai do të kujtohet për qëndrimet e tij fyese ndaj shqiptarëve nëpërmjet Enciklopedisë skandaloze në vitin 2009, kur në pushtet ishte kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski.

Në atë enciklopedi shqiptarët ishin quajtur barbarë të cilët vinin nga malet e veriut të Shqipërisë dhe uzurponin tokat maqedonase gjatë shekullit VII.

“Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë”, shkruante ndër të tjerat në enciklopedinë maqedonase, ky kryeredaktor ishte Ristovski.

Për shkak të të pavërtetave ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë, ASHAM e tërhoqi nga qarkullimi enciklopedinë e publikuar në shtator të vitit 2009. Asokohe u formuar një këshill që duhej të bëjë revidimin e enciklopedisë, por i njëjti nuk ka kryer ndonjë funksion. Dhe derisa flitej e përflitej për të njëjtën, gjysma e kopjeve të botimit u shpërnda me "gabimet" ekzistuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë