“Bond girl”, aktorja e famshme britanike Molly Peters, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Ky lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e James Bond në Twitter ku shkruhet: “Me shumë keqardhje njoftojmë se Molly Peters ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Ngushëllime familjarëve”.
 
Aktoria Peters u bë e famshme në rolin e saj si një agjente e fshehtë në filmin “ Agjenti 007”. Aktorja bukuroshe bjonde ishte e pare femër që doli në televizion e zhveshur në disa skena të cilat ngjallën edhe shumë polimika.

Disa skena madje nuk u lejuan të trasmetoheshin duke u konsideruar si të rrezikshme.

Vdekja e aktores vjen një javë pas vdekjes së james bond, aktorit Roger Moore, i cili vdiq në Zvicër pas humbjes së betejës me kancerin.

Redaksia Online
J.SH/Shqiptarja.com