Vdes në mënyrë misterioze mjeku rus që trajtoi Navalny-n pas helmimit! Lideri opizitar: Putin po hakmerret

Vdes në mënyrë misterioze mjeku rus që trajtoi Navalny-n pas helmimit! Lideri opizitar: Putin po hakmerret

Arrestimi dhe dënimi me burg i liderit opozitar rus Alexey Navalny, prej ditësh është në qendër të mediave dhe politikës botërore. Ndërkohë që orët e fundit është bërë e ditur që mjeku rus i cili e që trajtoi Navalny pas helmimit nga Novichok, verën e kaluar në spitalin në Omsk vdiq papritur në moshën 55-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vetë spitali, por në të cilën nuk bëheshin të ditura shkaqet e vdekjes.

“Me keqardhje, ju informojmë se zëvendës mjeku kryesor për anesteziologji dhe reanimacion i urgjencës së spitalit nr. 1, asistent i departamentit të Universitetit Shtetëror Mjekësor të Omsk-ut, doktor i shkencave mjekësore, Maximishin Sergey Valentinovich papritmas ndërroi jetë”, tha në një deklaratë spitali.

Navalny u pranua fillimisht në njësinë akute të helmimit të spitalit emergjent Nr.1 ​​të Omsk më 20 gusht, pasi u sëmur nga helmimi me Novichok në një avion që po fluturonte nga Siberia në Moskë. Avioni bëri një ulje emergjente në Omsk. Mjekët në spitalin e Omskit kishin deklaruar se nuk kishte asnjë gjurmë Novichok, në trupin e kritikut të Kremlinit, megjithatë vdekja e mjekut sipas Leonid Volkov, shefi i shtabit të Navalny, nuk është rastësi dhe theksoi edhe njëherë se nuk do të kishte hetime të mëtejshme në lidhje me çështjen.

Ndërkohë që nga burgu lideri opozitar ka shpërndarë mesazhin e tij, ku theksoi se pavarësisht kangjellave dhe burgimit ai ndihej i lirë.  Ai e përshkroi trajtimin e tij që nga kthimi i tij në Rusi si hakmarrja personale e Putinit.

Ai falënderoi mbështetësit e tij, të cilët kanë mbajtur dy javë demonstrata në dhjetëra qytete dhe i nxiti ata të mos frikësohen nga përpjekjet për t'i shtypur ato.

"Ata mund ta mbajnë pushtetin, duke e përdorur atë për pasurimin e tyre, duke u mbështetur në frikën tonë. Në vend të kësaj, duke luftuar frikën, ne mund të çlirojmë Atdheun nga banda e vogël e hajdutëve dhe okupatorëve. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Është  detyra jonë ta bëjmë atë. Për veten tonë dhe për brezat e ardhshëm. E vërteta është në anën tonë. Qëndroni të lirë".

Ndërkohë që shtabi i tij ka bërë të ditur se protestat masive fillojnë në pranverë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell fluturoi në Moskë për një vizitë delikate tri-ditore, një samit diplomatik që bie në një kohë kur ndalimi i kundërshtarit numër një të Putinit, Alexey Navalny dhe goditja e protestave në mbështetje të kundërshtarëve po i bëjnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimi Evropian gjithnjë e më të tensionuara dhe mund të çojnë në sanksione të reja kundër Kremlinit.

 

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë