Vdes në rrethana të paqarta kreu
i inteligjencës ushtarake të Rusisë

Vdes në rrethana të paqarta kreu<br />i inteligjencës ushtarake të Rusisë
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas. Përmes një deklarate të postuar në internet, Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”.

Sergun, 58 vjeçar, i cili ka qenë në krye të GRU që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. Përmes deklaratës, Kremlini nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes. 

Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe forcave të armatosura. GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun nuk ishte i njohur si figurë publike./Express

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje