TIRANE - Historia e dokumentuar në A1 REPORT e vonesës së ambulancës prej 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë një të aksidentuari, ka përfunduar tragjikisht. I moshuari, i cili u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë rrethrrotullimit të Doganës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 2 ditë më parë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 20 Maj, kur 65-vjeçari Isa Dervishi u aksidentua nga një makinë tip Benz C-Class me targa.AA 045 HD dhe nga përplasja mori dëmtime në kokë.
I moshuari, sipas dëshmitarëve qendroi i shtrirë për 30 minuta për shkak të mungesës së ndihmës së parë, ndërsa pas mbërritjes së ambulancës u dërgua në Spitalin e Traumës.

(Në foto, i moshuari i aksidentuar i shtrirë në rrugë pranë rrethrrotullimit të Doganës)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO