TIRANË-Aktori i mirënjohur shqiptar Gjergj Trola është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak në zemër.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktori 42-vjeçar, ka pësuar infarkt në zemër teksa po pinte kafe në rrugën “Ibrahim Rugova”, te lokal “La Voglia”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit të sotëm. Aktori i njohur Trola, ka lënë pas të një djalë të vetëm në klasën e tretë.
Por cila ishte karriera e aktorit që u largua nga jeta shumë shpejt...
Trola ka marrë pjesë në shumë produksione ku më i fundit ku e kemi parë aktorin ka qenë seriali ‘’Familja’’ e regjisorit Ylli Pepo. 42-vjeçari në këtë serial kishte rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Trola ishte gjithashtu drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar të Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.
Aktori i njohur, ka qenë gjithmonë edhe pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore.
[gallery]20772[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO