Durrës- Një vajzë 7- vjeçare me iniciale A.Sh., banuese në lagjen Nr.17 ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. E mitura është dërguar në spital rreth orës 17:00 në gjendje të rëndë gripale, me temperaturë të ulët.
Kanë qenë prindërit e saj të cilët e kanë dërguar atë në urgjencën e spitalit, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, e mitura nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas informacioneve të para, vogëlushja e cila u paraqit në gjendje të rëndë fillimisht ra në koma dhe nuk u zgjua më.
“Tani do të vinë përfaqësuese nga Ministria e Shëndetësisë për të parë kartelat dhe më pas do të ketë një reagimi nga pediatria”, tha shefi i pediatrisë Fatmir Shahini për Report Tv.
Bëhet me dije se grupi i mjekëve është mbledhur për të analizuar rastin. Familjarët e të miturës kanë thënë se 7-vjeçarja kishte tre ditë në gjendje shoku pas vdekjes së gjyshit të saj. Ajo e ka përjetuar keq emocionalisht ndarjen nga jeta të familjarit me të cilin ka qenë shumë e lidhur. Gjendja e rënduar emocionale e psikologjike si dhe simptomat gripale bënë që shëndeti i të miturës të përkeqësohet dhe për pasojë humbi jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com