Vdes një tjetër shqiptar në burgjet greke

Vdes një tjetër shqiptar në burgjet greke

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në burgun e Patras, por është mbajtur e fshehur nga institucionet greke, thotë gazetari Shpëtim Zinxhiria.  

Ai thekson se viktima është një 55-vjeçar me iniciale K.B nga qyteti i Fierit, i cili kishte dy vite që ndodhej në burg me akuzën për lënde narkotike. Familja ka tërhequr trupin e pajetë dhe sot e ka varrosur ne Shqipëri.

"Tre muaj më parë nga burgu i Koridallos ku ishte para se të cohej në atë të Patrës në një intervistë që edhe është publikuar me audio më tregonte se si dënohen shqiptarët në këtë vend, si i trajtojnë duke u mbështetur vetëm në faktet e policisë.

Kërkonte një avokat... gjë që nuk u bë, pasi gjeti vdekjen në burg. Të gjesh paqen e përjetshme në atë botë o Kaso! Të gjej atë paqe që nuk e gjeti ne këtë botë..." shkruan ai. Në burgjet greke kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë