Vdes në moshën 49-vjeçare këngëtari i famshëm, ylli i Prodigy

Vdes në moshën 49-vjeçare këngëtari i famshëm, ylli i Prodigy

Anëtari i grupit elektronik “The Prodigy”, Keith Flint është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 49-vjeçarit, por autoritetet kanë deklaruar se rasti në fjalë nuk po trajtohet si një vdekje e dyshimtë.

Performancat energjike dhe flokët në stilin “punk” e kthyen shumë shpejt Flintin në një prej personazh të identifikueshëm. Policia ende nuk ka folur për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Flint ishte kthyer së fundi në Mbretërinë e Bashkuar pas një turneu në Australi dhe në muajin maj duhet të niste një turne në SHBA. Interesante është se grupit Prodigy ai i ishte bashkuar fillimisht si kërcimtar, por më pas arriti të shndërrohet në figurën kryesore të tij. Përveç atij debutues në vitin 1992, të shtatë albumet e grupit kanë arritur numrin 1 në renditje në Britani. Më i fundit prej tyre ishte “No Tourists”, i publikuar nëntorin e vitit 2018.

Flint ka qenë vokalisti i dy prej “single”-ave më të famshëm të Prodigy, “Breathe” dhe “Firestarter”, hiti më i madh i grupit muzikor në Shtetet e Bashkuara. Ngushëllimet për të kanë ardhur nga artistë të tjerë, përfshirë Ed Simons të Chemical Brothers, i cili e quajti “një njeri të jashtëzakonshëm”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/03/2019 22:23

    Sa keq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim