Reperi i njohur i muzikës “Trap” ka ndërruar jetë para pak orësh. Kevin Fret i vetëquajtur si reperi i parë gay në muzikën latine u qëlluan në orët e para të mëngjesit të ditës enjte teksa po hipte në motorrin e tij. “BBC” shkruan se ngjarja ndodhi në San Juan, në Puerto Rico, rreth orës 05:30 me orën lokale.
24-vjeçari mbërriti në spital me urgjencë pasi kishte marrë 8 plumba por nuk arriti dot të mbijetonte. Teksa konfirmoi vdekjen e tij, menaxheri i Kevin, Eduardo Rodriguez u shpreh: Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që kemi përbrenda. Ishte një njeri që kishte shumë ëndrra për të realizuar.
Fret u bë i njohur me këngën “Soy asi”, me të cilën ka arritur të ketë vëmendjen e të gjithë mediave ndërkombëtare dhe më shumë s e gjysmë milioni klikime në “Youtube”.