/ATSHAFP/ - Shkrimtari grek, Menis Koumandareas, 83 vjeç, një prej autorëve më të njohur në vend, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Athinë, theksoi policia.

"Hipoteza e një vetëvrasjeje është një nga pistat e ngritura nga shërbimet e sigurisë që hapën një hetim. Viktima kishte plagë në qafë dhe në fytyrë", sipas të njëjtit burim.
Autor i 20 romaneve, novelave dhe eseve që prej viteve 60, puna e Menis Kumandareas është vlerësuar dy herë me çmimin shtetëror për romanin dhe përkthimin në disa gjuhë.
Përkthyes i Hemingwayt dhe Scott Fitzgerald, Menis Kumandareas u bë i njohur me veprat "Gruaja e Metrosë", "Zonja Koula" apo "Kristalierja", me një stil të thjeshtë, një portret i shoqërisë greke pas luftës.