ITALI-Pas 3 ditësh në vdekje klinike, ndërron jetë Klodjan Hysa, 35-vjeçari shqiptar është qëlluar në kokë nga policia italiane, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së karabinierëve.

Shqiptari ka vdekur në orën 09:30 të ditës së sotme sipas deklaratës së Komisioni Mjekësor i cili për disa orë ka verifikuar mungesën e shenjave jetësore.
 
Në orën 16:00 lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga babi i viktimës i cili kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria.
 
Tani trupi i Shqiptarit do të jetë në dispozicion të prokurorit.
 
Shqiptari po drejtonte një makinë të vjedhur. Hysa nuk i është bindur postbllokut të policisë e në tentativën për t’u larguar është goditur me plumb në kokë nga një prej punonjësve të policisë italiane.
 
Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes të së premtes në Monte San Giusto në zonën e Maceratës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com