BRITANI- Ish-tenistja numër 1 të Britanisë, Elana Baltacha ka vdekur sot në moshën 30-vjeçare nga kanceri në mëlçi.
Ka lindur në Ukrainë dhe është rritur në Skoci, ish-tenistja zbuloi sëmundjen e keqe në janar të këtij viti. Baltacha ka qenë kampione për 3 vjet rresht në Britani.
"Ne jemi zemërthyer përtej fjalëve për humbjen e të bukurës dhe të talentuarës tonë”, ka thënë bashkëshorti, i cili ishte edhe trajneri i saj Nino Severino.
Baltacha ka mësuar se kishte kancer të mëlçisë nga fundi i janarit, dy muaj pasi u tërhoq nga tenisi profesional dhe vetëm disa javë pas martesës.
"Ajo ishte një person i mahnitshëm dhe ka prekur aq shumë njerëz me frymëzimin, ngrohtësinë dhe mirësinë e saj”, - ka shtuar bashkëshorti i saj.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com