Sfiduesi i lartësive të mëdha, Remi Lucidi ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pasi ka rënë nga kati i 68 i një qiellgërvishtësi në Hong-Kong.
Pasioni për lartësitë është kthyer në një tragjedi për Remi Lucidin, 30-vjeçarin francez i njohur në rrjetet sociale për sfidat e tij me lartësitë nga ku ndante foto dhe video me ndjekësit e tij.
Mendohet se Lucidi ishte ngjitur në një qiellgërvishtës në Hong- Kong, për të bërë një nga fotot e tij të zakonshme nga lartësia marramendëse, rutinë kjo e përditshme për influencer-in e njohur i cili ndante kurdoherë pamje nga lartësi që ‘preknin’ qiellin në mbarë botën.
Sipas mediave, 30-vjeçari hyri pa leje në ndërtesë, duke gënjyer rojën se do të takonte një mik në katin e 40.
Në rrethana ende të paqarta, i riu ka rënë jashtë dritares nga kati i 68-të i qiellgërvishtësit dhe ka përfunduar në tokë.
Një pastrues që ndodhej në të njëjtin kat thuhet se ka thirrur policinë pasi pa 30-vjeçarin teksa ra nga dritarja, ndërsa Lucidi me sa duket u përpoq të kërkonte ndihmë përpara se të humbte ekuilibrin.
Kamera e Lucidi, e cila përmbante video të sporteve ekstreme, thuhet se u gjet në vendngjarje, së bashku me kartën e tij të identitetit.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.2%
-
Jo
20.5%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E inskenoi veten si ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, Gjermania: Orban nuk flet në emër të Europës!
9 Korrik, 08:23
-
Lufta/ Rusia godet me 40 raketa Ukrainën, të paktën 36 të vdekur! Shkatërrohet spitali për fëmijë! Zelensky firmos me Tusk: Polonia mund të rrëzojë raketat ruse në qiellin e Kievit
8 Korrik, 08:17
-
Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për 'stërvitje antiterroriste'
7 Korrik, 15:03
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë
3 Korrik, 14:07
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Minxhozi: Diplomatët perëndimorë, si po e ndihmon Kina Vladimir Putinin në pushtimin e Ukrainës
2 Korrik, 10:38
-
Zëvëndëskancelari gjerman Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina
24 Qershor, 08:07
-
Kina kërcënon se do të shqiptojë dënime me vdekje për 'separatistët' në Tajvan
21 Qershor, 12:30
-
Blinken: Mbështetja e Kinës për Rusinë duhet të marrë fund
18 Qershor, 20:45
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: NATO duhet të ndalojë së fajësuari për konfliktin të tjerët
18 Qershor, 11:26
-
Stoltenberg: Kina duhet të paguajë për mbështetjen që i jep Putinit
18 Qershor, 08:19