Nasser al-Bahri, ish-truproja i Bin Ladenit, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Mësohet se Bahri ka vdekur të shtunën, në një spital të qytetit Mukalla. I njohur ndryshe edhe si Abu Jandal, 40-vjeçari u lirua nga Guantanamo në vitin 2008 dhe u kthye në Jemen.Bahri ka qenë i përfshirë në sulmet e militantëve islamikë në Bosnje, Somali dhe Afganistan gjatë viteve ’90, para se të hiqte dorë nga Al Kaeda.