Humbi jetën nga COVID, Meta dekoron mjekun e njohur neurolog, Drini Dobi me Dekoratën 'Nënë Tereza'

TIRANË- Mjeku i njohur neurolog Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID,  është dekoruar ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta me Dekoratën “Nënë Tereza”. Në një ceremoni ku ishin të pranishëm familjarë, personalitete të fushës së mjekësisë dhe jo vetëm, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e  Dobit në mjekësi, por edhe për humanizmin e treguar.

"Dekorata e lartë, që i akordojmë sot, doktor. Drini Dobit (pas vdekjes), mban emrin e shenjtores sonë dhe gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, sepse dr. Drini, gjatë gjithë jetës së tij, ka vënë në jetë fjalët e saj të shenjta: ‘Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën! Prandaj ai do të jetë gjithmonë midis nesh dhe në radhë të parë, përmes fëmijëve të tij, të cilët jam i sigurt, do ta lartësojnë më tej emrin e tij duke u frymëzuar prej përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit të babait të tyre”.

Kjo datë, nuk është përzgjedhur rastësisht. Sot ai do të mbushte 53-vjeç.

"Jo rastësisht, kemi vendosur ta bëjmë këtë vlerësim sot, në 27 janar, ditën e lindjes së tij, kur ai do të festonte ditëlindjen e 53-të. Por jemi pikërisht sot, për të dhënë mesazhin se, për një mjek dhe mbi të gjitha për një njeri me zemër të madhe, si Drini Dobi do të ketë vetëm ditëlindje. E gjithë jeta e tij ishte në përkushtim të njerëzve, të pacientëve dhe ai, ishte gjithmonë një njeri i jashtëzakonshëm. Nga miqtë e doktor Drinit, si doktor Gent Huta, kam mësuar se, ai ka qenë gjithmonë krenar për familjen e tij të bukur, për dy fëmijët, Davidin dhe Ersin dhe bashkëshorten e tij Floridën", tha Meta në fjalën e tij.

Dobi ndërroi jetë më datë 9 dhjetor në një spital në Itali ku kishte shkuar për trajtim ndaj koronavirusit. Mjeku rezultoi pozitiv më 22 nëntor dhe që në fillim shfaqi simptoma të rënda shëndetësore. Mjekët italianë dhanë fillimisht shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohej shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë, por fatkeqësisht nuk ia doli. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit