-
'3 ushtarakë, 3 mjekë dhe i riu Arjan Sala', kush janë 11 fëmijët e 7 heronjve që shteti i mori në përkujdesje (EMRAT)
Ata dhanë jetën, mbase me pengun e madh, se pas po linin të pasigurtë të ardhmen e fëmijëve të tyre, por sot mbase do të prehen të qetë sepse amaneti i tyre është vendosur në vend
4 Maj 2022, 17:09 -
Prindërit e tyre humbën jetën në krye të detyrës, 11 fëmijë marrin statusin e përkujdesjes së Republikës! Rama: Plotësuam amanetin! Ministrja: Ja se çfarë përfitojnë nga ky status
11 fëmijët e parë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, pasi të paktën njëri prej prindërve të tyre ka humbur jetën duke “luftuar” armikun e dukshëm ose edhe të padukshëm për interesin e përgjithshëm. Për t’ia dorëzuar secilit personalisht statusin e veçantë, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo nismë është përmbushja e amanetit të heronjve që humbën jetën duke u vetëmohuar për të mirën e shoqërisë.
4 Maj 2022, 11:14 -
Humbi jetën pas një lufte të gjatë me COVID, mjekut Drini Dobi i akordohet titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i akordoi titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të mirënjohur Drini Dobi. Kanë qenë një grup mjekësh të spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, të cilët në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta i propozuan Këshillit Bashkiak akordimin e këtij vlerësimi
21 Dhjetor 2021, 08:58 -
Humbi betejën me COVID, shërbimi Neurovaskular në QSUT merr emrin e mjekut Drini Dobi! Rama: Në nderim të një shërbyesi të denjë, e një njeriu të rrallë
Shërbimi Neurovaskular në QSUT, do të mbajë emrin e Drini Dobit, mjekut që humbi betejën me COVID. Përmes një postimi në “Facebook” kryeministri Edi Rama shkruan se emri do të jetë në nderim të faktit se ai dha një shërbim të denjë për bluzat e bardha.
9 Mars 2021, 20:01 -
Një pemë ulliri në oborrin e Neurokirurgjisë për nder të Drini Dobit, mjekët kujtojnë kolegun që u nda nga jeta prej COVID-it
Një ulli në oborrin e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë në kujtim të neurologut Drini Dobi. Jo më kot është zgjedhur kjo pemë, e për këtë sqarimin e jep mjeku neorolog Mentor Petrela.
27 Janar 2021, 14:40 -
COVID i mori jetën, fjalët prekëse të mjekut për Drini Dobin: Sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjëjve mantel-bardhë
Pas ndarjes nga jeta të mjekut neurolog Drini Dobi për shkak të koronavirusit, miku i tij, mjeku Arben Gjata i ka kushtuar një disa fjalë prekëse. Përmes një postimi në Facebook, Gjata ka kujtuar disa prej kohëve të mira që ka kaluar me mikun e tij.
19 Dhjetor 2020, 18:24 -
U nda nga jeta prej COVID, Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi, i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në ItalI.
10 Dhjetor 2020, 08:04 -
Përtej apelit për ndihmë dhe kurimit në Itali, mjeku neurolog Drini Dobi ndërron jetë nga koronavirusi
Ndërron jetë në një spital në Itali, mjeku neurolog Drini Dobi. Prej ditësh ai ishte i shtruar në spital dhe po trajtohej nga koronavirusi por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
9 Dhjetor 2020, 21:11 -
I prekur me COVID dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ndihmoni për kurimin e mjekut Drini Dobi
Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Drini Dobi është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimiu dhe trajtimi në spital për disa javë.
7 Dhjetor 2020, 15:42 -
I prekur me COVID/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e neurologut të QSUT-së! Të afërmit mbledhin para për kurim të specializuar në Itali
Drini Dobi, mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë të afërmit e tij dhe familjarët që kanë mbledhur para që kanë bërë të mundur dërgimin e tij në Itali. Ai u infektua me COVID-19 më 22 nëntor.
5 Dhjetor 2020, 21:17