Vdiq punëtori në pallatin në ndërtim, arrestohet biznesmeni në Lezhë, kryetar i Dhomës së Tregtisë

Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin qershor të 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës.

43-vjeçari me inicialet M.Sh. ra nga skela në 16 qershor të vitit të kaluar duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke sjellë arrestimin e tij. Pashk Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj

Menjëherë pas arrestimit të Pashk Palokajt kanë reaguar varësit e tij. Dhoma e Tregtisë Lezhë në një postim në Facebook e cilëson të padrejtë dhe kurth arrestimin e drejtuesit të tyre. Në postim theksohet se, për punëtorin që vdiq fajin nuk e ka ndërtuesi por nënkontraktori.

Postimi plotë i Dhomës së Tregtisë së Lezhës
Dhoma e Tregtise Lezhe shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem. Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh  nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje. Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji. Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille. U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq) Kjo eshte reformation ne drejtesi. Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia? Vazhdoni e bejeni!

Dite te lumtura na presim! Kushdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje.
Ambasada Amerikane
Delegacioni i Bashkimit Europian
Shoqatat e biznesit
Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar i thjeshte: 25/02/2020 15:15

    Mos u fshihni pas posteve dhe ofiqeve zyrtare dhe beni akuza pa baza ndaj drejtesise. Te gjithe qytetaret e Lezhes e kane pare ate se çfare ndertimi pa leje po bente Drejtuesi i Dhomes se Tregetise. Po bente shtese katesh ne pallatin e perfunduar. Si nuk nxoret nje fjale goje ju perfaqesues te dhomave te tregtise per burgosjen e qytetareve te thjeshte kur bejne ndertime pa leje apo vepra te tjera penale. Ndersa ju qe jini biznesmene keni te drejte te shkelni ligjin, te beni cfare te doni dhe te mos u hyje ferre ne kembe dhe ne momentin qe drejtesia vepron, reagoni menjehere me indinjate.

    Përgjigju
  • liku: 25/02/2020 15:02

    Po ndertim pa leje e ka fajin ndertuesi apo budallalleku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg