Veçoritë magjike të lakrës

Veçoritë magjike të lakrës
TIRANE- Edhe pse jo të gjithë e dinë, lakra ka veçori të mrekullueshme shëruese. Ja për çfarë mund të përdoret ajo.

Për dhimbjet reumatike: lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Për nervin shiatik: fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje.

Për vena të zgjeruara: dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Për djegie: fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.
Për bronkit: vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Shkrimi u publikua në suplementin Shendeti te Shqitarja.com

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin

'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin