Vedat Ademi: "Kënga e radhës,
një dedikim për familjen"

Vedat Ademi: një dedikim për familjen"">
Të kënduarit “live” momentalisht është një sfidë për tregun muzikor në Shqipëri.

E teksa dëgjojmë lart e poshtë që këngëtarët na mbijnë si kërpurdhat, direkt nisim të hedhim një vështrim listës së gjatë dhe të veçojmë ato pak artistë që sot bëjnë muzikë.

Një ndër këto është dhe këngëtari nga Kosova Vedat Ademi, i cili me talentin që e karakterizon ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Vedat Ademi na zbulon se është në përfundim të dy këngëve të reja të cilat do të lancohen para festave të fundvitit dhe në përfundim të albumit të radhës.

vedat ademi

“Jam në përfundim të dy këngëve të cilat e kam në plan t’i publikoj para festave të fundvitit. Njëra këngë vjen në bashkëpunim me Dj nga Tirana, një këngë plot ritëm e ndërthurur me stilin tim. Ndërsa, kënga tjetër është një baladë të cilën e kam solo dhe ka për tematikë jetën. Kjo këngë është një dedikim për familjen time”, - thekson Vedat Ademi.

Por cilat janë planet që do ta ndjekin atë në vazhdim! “Së shpejti do të rrugëtoj drejt Amerikës për një bashkëpunim muzikor, por do të jetë surprizë për të gjithë fansat e mijë. Ndërkaq, po punoj fort që të arrijë të përfundoj albumin më 14 shkurt të 2014-ës. Një ditë kjo shumë e veçantë”, shton ai. 

Vdeat Ademi, këngëtari nga Kosova edhe pse shumicën e kohës ia kushton mbrëmjeve “live”, nuk harron që kohë pas kohe të na sjellë edhe krijimet e tij.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve