Mallorca luan finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos dhe ishullorët që kanë në përbërje Vedat Muriqin shpresojnë që në stadiumin "La Cartuja" të Sevillas të jenë ata që do ngrenë trofeun.
Në lidhje me këtë duel ka folur edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës. Për "Onda Cero", sulmuesi ka thënë se e ka një ëndërr, që Real Madrid t'i respektonte me një "tunel nderi" si fitues të Kupës së Mbretit.
Nëse ia dalin të fitojnë trofeun, Mallorca një javë më pas pret në ishull gjigantët e Real Madrid dhe për këtë sulmuesi shqiptar kërkon suksesin dhe "tunelin e nderit".
“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na ofrojë "tunelin e nderit" për fitimin e Kupës?”, ka thënë fillimisht Muriqi në forme pyetje. "T’i japin këtë nderim Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi ylli prizrenas.