TIRANË - "3.3 miliard lekë më shumë në buxhetin e 2015 krahasuar me vitin e kaluar". Kështu është shprehur Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Për vitin 2015, buxheti i parashikuar për MMSR, është në vlerën 76 miliard lekë, (760 milion dollar) ose 5.1% të GDP, ose e thënë ndryshe përfshirë dhe kontributet për sigurimet shoqërore të menaxhuara nga MMSR, ai përbnë rreth 30 % e buxhetit total të shtetit", tha Veliaj
Për vitin 2015 Ministri Veliaj përmendi përparësitë kryesore të cilat do të mund të kenë dhe investimet kryesore nga buxheti i ardhshëm.
"Viti 2015 është viti i parë në të cilin MMRS futet në vitin e ri buxhetor me të gjitha detyrimet ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe në ndihmë ekonomike të paguara. Për herë të parë do detyrimet nga skema e mbrojtjes sociale do të përmbushen rregullisht muaj për muaj' u shpreh Veliaj. Ndërkaq, ai shtoi se "për vitin 2015, Buxheti i MMSR në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe ndihmë ekonomike ka një rritje prej 10 milion dollare duke shkuar nga 19 miliard lek që ishte këtë vit në afro 20 miliard lek për vitin 2015".
Për personat me aftësi të kufizuar buxheti parashikon në fond prej 15.6 miliard lek (15.6 milion USD) i cili do të shkojë në ndihmë të rreth 169 000 mijë persona me aftësi të kufizuar apo kujdestarë të tyre.
Nga ana tjetër, Ministri i Mirëqënies Sociale sqaroi se "për buxhetin e ndihmës ekonomike parashikohet një fond prej 4.3 miliard lek (43 milion dollare) i cili për kete vit do të shkojë në ndihmë të afro 88 000 familjeve. Gjatë këtij viti do te kemi edhe një rritje të vecantë prej 36 dollare në vit për cdo familje me femijë që ndjek rregullisht shkollën".
Rimbursimi i cmimit të energjisë elektrike do të jetë pjesë e kësaj skeme, me një vlerë shtesë prej 16 miliard lek, apo 16 milion dollarë. Ndërkohë që subvencioni i shtetit për Sigurimet Shoqërore parashikohet të jetë në vlerën 47 miliard leke dhe nuk shënon rritje nga viti i mëparshëm, madje paraqitet me ulje në krahasim me tavanet fillestare të alokuara prej 3 miliard lekë.
Në janar 2015 për hërë të parë do të aplikohet skema e pensionit social nga i cili pritet të përfitojnë rreth 5000 qytetarë. Skema e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015 parashikohet në masën 106 miliardë leke ose 7.1% e PBB, me një rritje në masën 5.2 miliardë leke krahasuar me buxhetin fillestar 2014", theksoi Veliaj./ATSh/
/Shqiptarja.com