Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njëherësh edhe kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore propozoi rishikimin e ndarjes së re territoriale ku aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës. I ftuar për të diskutuar rreth projektbuxhetit për pushtetin vendor për vitin 2020, Veliaj tha se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës, si në rastin e Rinasit.
“Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99 % të shqetësimeve megjithatë duke qenë se ishte voluminoze duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Në disa raste ku një territor për të bërë një shkollë qëllon vija në anën tjetër pra janë gjëra krejt banale disa gjëra asaj më duken parimore. Do ju sjell një shembull konkret me të cilën kam bërë një dakordësi me kryeministrin të qeverisë dhe do të doja që kur të më vijë këtu të jeni të përgatitur. Nuk mundet aeroporti kombëtar i Shqipërisë i Tiranës të vashdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Vetëm segmenti qafë e Kasharit ku mbaron kufiri i Tiranës deri tek rrethrrotullimi i Rinasit ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Për bashkinë e Vorës nuk ka rëndësi fare kush është kryetar bashkie, për bashkinë e Krujës nuk ka fare kush është kryetar bashkie, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vetë është në periferi e vetë fizike. Ne s’kemi dot integritet rruge Rinas-Tiranë. Pra vjen një delegacion të takoj parlamentin dhe nga rruga Rinas-Tiranë shikoni se si ne është si Kabul. Kështu që kjo mund të bëhet në të zezë deri në njëfarë mase. Por unë nuk investoj dot të bëj pemë, të çoj shërbimet e policisë bashkiake dhe të IMT-s në një territor që nuk është i imi, se është shkelje”, theksoi Veliaj.
Ndërkohë Veliaj ka deklaruar se vitin e ardhshëm po në këtë komision do të propozojë që Tiranë të bëhet me një ligj të veçantë, ashtu siç e ka, Parisi, Londra për Romën apo edhe Prishtina. Veliaj ka shpjeguar se Tirana është një kryeqytet i madh ku ditë për ditë po shtohet dhe në këtë mënyrë duhet të ketë një ligj për konsumatorë. Veliaj ka thënë se kostoja duhet të llogaritet për shërbimet që ofron për konsumatorët dhe për të gjithë ata që vijnë në Tiranë. 90 % e turistëve sipas Veliajt vijnë në Tiranë dhe kështu duhet një ligj si në vendet e tjera. Duhet ta rregullojmë imazhin dhe shërbimet.
"“Është shumë e rëndësishme që për kryeqytetin të kemi ligj të veçantë. Sikurse është Roma, të kemi dhe në Tiranë dhe duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e qeverisë, e gjykatave e të gjithë institucioneve qendrore ka një kosto e cila nuk llogaritet dot për banorë, po për përdorues. Kemi marrë modele shumë të mira dhe është koha ti adresojmë disa nga këto gjëra duke filluar nga kufijtë e Tiranës dhe pastaj të gjithë shërbimet e tjera që kur vijnë në Tiranë të reflektojnë dinjitetin e kombit tonë. Është kartolina e Shqipërisë. Vitin tjetër Tirana mbush 100 vjet. Është shumë e rëndësishme që të ketë më në fund një ligj. Do donim që ai vit jubilar të përkthehet edhe në një vit sinjifikativ në aspektin e legjislatcionit”, shtoi më pas kreu i bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur për 'Buxhetin 2020' nën cilësinë e kreut të Shoqatës për Autonominë Vendore, ka deklaruar se bashkia e Tiranës është e gatshme që të ndihmojë bashkitë e tjera në raste fatkeqësishë natyrore.
I pyetur për situatën me përmbytjet në Kurbin, Veliaj është shprehur që në radhë të parë të krijohet kulturë që njerëzit të mos ndërtojnë pa leje pasi kjo shkakton edhe problematikën e përmbytjeve.
"Kemi një dhomë për situata emergjente. Duhet të japim edhe në një dorë. Edhe me situatat me tërmetin duke qenë bashkia më e madhe dhamë ndihmë edhe në Floq. Desha të ndalem tek bashkia e Kurbinit. Si një magazinë që mbledhim si milionga dhe më pas i shpërndajmë. Po jetojmë në një situatë klimatike ku gjërat që ndodhnin një herë në 100 vjet ata ndodhin cdo vit. duhet marrë shembulli i Venecia, ironia e fatit që kaloi niveli i ujit. Ndërtimet që janë bërë në një pafundësi territoresh. Kam qenë në Laç, kam staf atje dhe shpitë rrethohen me mure. Ato janë barriera dhe prandaj mbajnë ujë. Duhet të fillojmë emancipimin në radhë të parë. Borë, tërmete e përmbytje ka patur edhe më parë." tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur rreth 'Buxhetit 2020' në komisionin e Ligjeve, ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të nisi projekti i ndërtimit të Piramidës. Veliaj tha ndër të tjera se projekti i Piramidës së Tiranës do të jetë një qendër teknologjike dhe informacioni për të gjithë të rinjtë por jo vetëm.
"Si kryetar i bashkisë së Tiranës, projekti më ambicioz që kemi këtë vit dhe që është propozuar në këtë buxhet, dua t’iu falenderoj qeverinë edhe ju, ka të bëjë me piramidën e Tiranës. Piramida e Tiranës është parashikuar të fillojë punimet vitin tjetër, do të jetë ndërtesë ikonë e cila do të jetë edhe investimi kryesore për vitin që vjen. Parashikohet që të jetë qendër e teknologjisë së informacionit ku 5 mijë të rinj, nxënës të kenë mundësi që të marrin kurse të standardeve më të larta ndërkombëtare kur vjen puna tek njohuritë dixhitale. Besoj se jemi në gjeneratën kur, nëse gjenerata përpara meje dilte me 10-ta dhe dinte anglisht, gjenerata e re duhet të dalë që të dijë anglisht dhe gjuhën e kompjuterave. Kështu që është kërkuar që qeveria të jetë bashkë financuese, bashkë financues tjetër është Fondi Shqiptaro-amerikan dhe bashkia e Tiranës. Qeveria në fakt e ka futur në këtë buxhet dhe dua ta konfirmojmë mbështetjen tonë për ketë projekt"
Mes të tjerash ai theksoi se investimi tjetër do të jetë edhe për mbetjet urbane që synohet që të krijohet një impiant që të ktheje mbetjet në enegji. Ai është ndalur edhe tek makinat elektrike duke thënë se flotat e taksive në Tiranë po kthehen elektrike. Ai ka propozuar se TVSH për transportin publik me autobusë elektrik të bëhet zero në mënyrë që të ndikojë pozitivisht n mjedis.
"Makinat elektrike. Ne japim për 24 orë licencën e taksive kur vjen me makinë elektrike. Nëse do të kishim edhe autobusët do të ishte diçka shumë e mirë. Do ishim të parët në rajon. Kemi patur një angazhim tjetër, për sa i përket impiantit të mbetjeve. Projekti për piramidën do të nisi në vitin e ardhshëm. Do të kemi një bashkëpunim me qeverinë. Qeveria do ta uli kontributin, bashkia do ta rrisi. Ajo që kërkojmë është bashkëfinacnimi i lumit të Lanës. Për një kredi arritëm ta kalonim. Për Lanën do të jepen 3 milion euro grant. Do të kemi një kredi të butë. Propozoj tvsh zero për autobusët elektrik. Për vitin e parë dhe të dytë Bashkia është e gatshme të fillojë vetë projektin." tha ndër të tjera Veliaj.
Ckerkon ky erjon veliqoti taks per ata qe vijne nga rrethet!Nuk u ngop me taksat qe po rjep tiron dot rjjep dhe rrethet .Tirana nuk eshte repuplike por kryeqytet i shqiptareve.Ky popull duhet te qroj njehere e mire hesapet me keto kryehajdut sy ky.Taksat po i marin frymen popullit ky vjedh me miljarda Era.Turp te ket qe flet parapulikut nje kryetar bashkie i till,kerkon taksa per shqiptaret qe duhet te gijn ne Kryeqytetin e tije.Tille mostra shpikin e sajon varjate per te vjedhur sa me shum ne ket vend.
PërgjigjuKe te drejte erion ,,permbytjet vijne nga ndettimet pa plan,,prishi,dhe mos i lejo te ndertojne pa plan e projekt,,se jane katunare,,maloke me 0 klase shkolle.....
Përgjigju