Veliaj: Anëtarët në çdo njësi po bashkohen me PS; Partia e Metës me partinë e Saliut gropë në çdo sondazh (VIDEO)

Braktisja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga anëtarët, por dhe drejtuesit e rëndësishëm të kësaj partie, për t’u rikthyer në familjen e madhe socialiste është tashmë një fenomen në çdo njësi të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun, mori shembullin e Laprakës, ku u takua edhe me të rinj të sapoanëtarësuar në Partinë Socialiste, për të treguar se bashkimi është garanci për fitoren dhe që vendi të ecë akoma më shumë përpara.

“Unë besoj fort që në Laprakë, ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 8, ku LSI është bashkuar me ne, në Zall Herr ku LSI është bashkuar me ne, në Farkë ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 2 me Elez Gjozën, ku LSI është bashkuar me ne, do kemi rezultatin më të mirë dhe do provojmë që kur njerëzit bëhen bashkë, si një familje, mendojnë për njëri-tjetrin, qe të gjithë te ecim përpara,” tha Veliaj, duke shtuar se nuk janë anëtarët që e braktisën LSI-në, por ishte lidershipi i LSI që braktisi parimet dhe të majtën.

“Ne kishim një kontratë. Ishim në një marrëveshje. E majta e gjitha ishte e bashkuar. Nuk kishte shans të vinte kurrë më në pushtet koalicioni i mykut, i tarracave që pikonin, i çerdheve si mos më keq, i hapësirave e këndeve të zaptuara. Por kur ti tradhton të majtën dhe thua: “t‘i marr votat si i majtë dhe pastaj t’ia çoj tek prehri i Saliut”, kjo është tradhti,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe sondazhet e rendisin tashmë PD-LSI si koalicionin e humbësve. “Pas koalicionit, janë edhe më gropë në sondazhe, se është koalicion i humbësve,” u shpreh Veliaj.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 27/02/2021 17:51

    Ajo qe shikoj me shqetesim te madh nuk eshte reduktimi apo fshirja nga defteret e PD apo LSI. Por thirrjet, deklarimet si dhe veprimet e perditshme ne terren te PS per te marre antarsine e partive te tjera me cdo mjet e forme. Pra qe ekziston jo vetem si ide por nje plan i mireorganizuar dhe qe dirigjohet nga Rama. Minimumi, edhe sikur PS te jete e paster si akullorja e Dakos, ka nje problem te rrezikshem pasiqe po kerkohet te rikrijohet PARTIA SHTET. Ku nuk ka me nevoje per parti te tjera apo opozite pasi mjaft e kemi nje parti qe i ben te gjitha. Dhe kjo eshte haptazi, publike dhe qe drejtohet nga Rama dhe Veliaj.

    Përgjigju
  • Haha: 27/02/2021 14:06

    LSI ka shkuar per Samadure ne te Theodhoriut....

    Përgjigju
    • tosi: 27/02/2021 18:00

      Sa ne merak jemi a do dale deputete trularaska me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja dhe Nora bythderrja qe i mban bluzen ne dore Sudes Fallxhore doktoreshes horoskopike ne pordheste, dhe Erisa hundpinokja.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?