Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti pranë zyrave në lagjen numër 13 të kryeqytetit, ndërsa ftoi qytetarët që ende nuk kanë bërë regjistrimin e saktë të adresës së tyre, të përfitojnë nga kjo periudhë.
Kartat e identitetit të cilat janë marrë në mars të vitit 2009 nga qytetarët dhe tashmë skadojnë, kushdo ka afat deri në muajin dhjetor për të bërë aplikimin. Me zyrat e hapura nga Bashkia e Tiranës në të gjitha njësitë administrative, shmangen kështu edhe radhët e gjata.
“Jam shumë i lumtur që lagjet e reja po ofrojnë lehtësira, që më parë ishin një andrallë e vërtetë për qytetarët. Radhë të tëra, dyndje në zyra, për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit. Herën e fundit që isha në këtë zyrë, në zyrën e lagjes sime, më mori 2 minuta kohë që të bëja zhvendosjen e rezidencës. Do të thotë se duhet të regjistrohemi të gjithë atje ku banojmë, që bashkia ta ketë të lehtë edhe për investimet nesër, edhe për mënyrën si ndan buxhetin, ose si ofron shërbimet”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë të rinovojnë edhe dokumentet e tyre të identitetit.
“Mbarova punë në 2 minuta dhe për 2 javë do kem pasaportën e re dhe kartën e re të identitetit. I ftoj të gjithë qytetarët, shfrytëzoni këtë kohë sa ka rënë fluksi, mos prisni që të vijë fundi i vitit, kur të dalin jashtë përdorimit, por fare mirë mund t’i nxirrni jashtë përdorimit tani dhe të shfrytëzojmë këtë hapësirë për të bërë rinovimin e kartës, edhe të pasaportës”, tha ai, teksa shtoi se zyrat e reja kanë ndikuar në heqjen e radhëve të gjata.
“Duke qenë se fluksi i madh i marrjes së pasaportave ka filluar në vitin 2009, atëherë edhe fluksi i madh i skadimit të pasaportave dhe kartës së identitetit, është viti 2019, kështu që besoj se ashtu si puna ime ka edhe shumë qytetarë. Ftesa ime është: mos prisni deri në fundin e vitit, mos prisni derisa ta keni me ngut për një udhëtim që ju vjen pas pak ditësh, por shfrytëzoni këtë kohë të verës, ku edhe pse kanë ardhur emigrantët, edhe pse kanë skaduar pasaportat dhe kartat e identitetit, në aq shumë zyra sa kemi hapur në Tiranë, s’ka fare radhë”, u shpreh Veliaj.
Mbarove pune shpejt o lali se zyrat ne administrimin tend jane
PërgjigjuMbase e nerr oer dy jave dhe e vertete qe mbaron pune shume shpejt. Por a me shpjegon dot pse duhet qe te plotesosh formularin ne komisariat dhe te presesh dy dite per tu paraqitur per aplikimin? Mos behet kjo qe emigrantet te aplikojne patjeter per proceduren e pershpejtuar?
PërgjigjuPo lali eri dy minuta per ndryshimin e adreses. Une kam aplikuar qe Me 25 qershor ne njesine Nr.3 dhe Sme kane rregjistruar. Mesa duket paske lidhje Te mira Me ato Te lagjes tende
Përgjigju