Veliaj: Ata që ju premtojnë tramin, taksa zero e çdo gjë falas, nuk i besojnë as vetë ato që thonë

Veliaj: Ata që ju premtojnë tramin, taksa zero e çdo gjë falas, nuk i besojnë as vetë ato që thonë

1680605454_Screenshot1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak, u ndal edhe tek premtimet e kandidateve të opozitës, të cilat i quajti eksperimente të parealizueshme, që fyejnë inteligjencën e kujtdo që i dëgjon.

“Pasi morëm dëtyrën, numri i bizneseve të regjistruara në Tiranë është rritur me 48%. Sot Tirana ka 55 mijë biznese, nga 37.500 që kishte në vitin 2015. Pra, 18 mijë biznese të reja. Për të gjithë ata që mendojnë se e vetmja mënyrë për t’i marrë vota biznesit, është duke thënë se s’do ketë më taksa… se si nuk do ketë më taksa, por ama do bëhet edhe çdo gjë falas, unë këtë nuk e di! E provoi ai qoftëlargu tjetër, por nuk funksionoi ai eksperiment, se nuk mund të thuash do rritet djathi, por pa qumësht. Duhet të rritet edhe qumështi, që të ketë edhe djathë. Nuk mund të thuash që do fryhen detet, por s’do ketë më lumenj, se po u thanë lumenjtë, si do fryhen detet? Ndaj, utopi të tilla, të cilat i kemi dëgjuar edhe më parë me tramin imagjinar, që premtojnë se biznesi nuk do të paguajë asgjë, se taksa e ndërtimit nuk do jetë më për ndërtuesit, se do hiqen edhe të gjitha taksat e tjera, do hiqet taksa e pastrimit, taksa e gjelbërimit, por nga ana tjetër çdo gjë tjetër do jetë falas, është vërtetë të fyesh inteligjencën e njerëzve në vitin 2023, ose të tregosh që s’ke mbaruar as gjimnazin, se një njeri me diplomë gjimnazi, nuk thotë gjëra të kësaj natyre,” u shpreh Veliaj.

Për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës, mënyra e taksimit progresiv është ajo që ka dhënë rezultate për të gjithë. 

“Ne e kemi provuar dhe po, ata që fitojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Kush ndërton një kullë në Tiranë do ta paguajë taksën më të lartë, se nuk do jenë gjyshërit ata që do paguajnë taksa për të ndërtuar rrugët dhe për të ndërtuar parqet. Se fundja betonieret, kamionët, trajlerat i dëmtojnë më shumë rrugët sesa një gjyshe që shkon në pazar për të blerë fruta dhe perime. Ne kemi treguar që, po, biznesi do paguajë taksa. Të gjithë ata që fitojnë shumë në këtë qytet dhe janë bërë të pasur prej mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet, do kontribuojnë diçka. Sigurisht që, biznesi i vogël do ta ketë taksën 0 dhe biznesi i vogël e ka taksën e biznesit 0. Por, nëse nuk kontribuojmë të gjithë, secili sipas takatit të vet, ne nuk mund të kemi një qytet që mund të përballë koston e ndërtimit të rrugëve, të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të mbjelljes së pemëve, të pastrimit të këtij parku, të pastrimit dhe të ndriçimit të gjithë këtij qyteti. Ndaj, për t’ju dëshmuar që jemi jo vetëm të majtë solidarë, besojmë tek rishpërndarja, besojmë tek tatimi progresiv, por kemi provuar që me punën tonë biznesi jo vetëm s’ka falimentuar, por është rritur në masën 48%, edhe në Këshillin Bashkiak do kemi përfaqësues të biznesit, sepse duke e pasur aty, e kuptojnë ku shkojnë paratë, e kuptojnë ku shkojnë taksat dhe e kuptojnë ku shkon çdo qindarkë,” deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës: Kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara