Veliaj: Dizajn të ri për tregtarët
për periferinë, lehtësim në taksa

Veliaj: Dizajn të ri për tregtarët<br />për periferinë, lehtësim në taksa
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar nga salla e Këshillit Bashkiak një urdhëresë lidhur me hapësirat publike në Tiranë. 

Veliaj theksoi se brenda vitit, Bashkia do të propozojë dizajn të ri për shitësit e luleve, fruta-perimeve, por një propozim interesant vjen dhe për shitësit ambulantë.

"Brenda vitit do propozojmë për luleshitësit, fruta-perimet, luleshitësit dizajnin e ri të pikave të shitjes. Bashkia do propozojë dizajnet e karrocave të ambulanteve, që të jetë estetike dhe të caktojmë edhe vendet ku ata do ushtrojnë aktivitet. 
Aksion për shitjen e rrobës që njeriu vesh në lëkurë".

Kryebashkiaku vuri në dukje se në Tiranë do të lejohet shitja në rrugë vetëm e luleve, librave, fruta e perimeve dhe kjo sipas kritereve që do të lejojë Bashkia.

“Se ai qe ishte para meje e kishte bërë Tiranën, Kandahar”.

Kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve për këtë iniciativë. Do lirojmë hapësirat publike", tha kryebashkiaku.

“Sot kemi 100 kantiere në Tiranë. Lirojmë hapësirat publike. Janë regjistruar 1 mijë bar kafe të reja në QKR. Askush nuk është prekur nga taksa për hapësirën publike”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi me tej se, më 10 tetor, do realizohet dëgjesa e prezantimi final i planit të përgjithshëm urbanistik të Tiranës, si dhe u ndal tek taksat. Kryebashkiaku tha se nga ulja e taksave, do ketë lehtesira për nevojtarët e periferinë.

"Taksa e ndërtimit do vijojë të jetë në fuqi, nuk do të ketë ulje. Me planin e ri mblidhet taksa për të gjitha pallatet.
Për sipërmarrësit: Kush fiton më shumë para do paguajë taksa më shumë se të tjerët
Garantoj të gjithë se nuk ka ndryshime takash dhe për nevojtarët do të ketë ulje taksash.
Për periferinë do të ketë lehtësi".

“Për buxhetin, nëse mendoni se Bashkia ka punuar mirë në vitin e parë, shprehja që vlen është “Nuk keni parë gjë akoma”, u shpreh Veliaj duke mbyllur fjalen e tij para keshilltarëve bashkiakë.

Maratona të dielën, akset që bllokohen
Kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi po sot se për efekt të Maratonës që do të mbahet të dielën në Tiranë, do të bllokohen deri në orën 14:00 pas mesdite, rruga te Muzeu Kombëtar, Rruga e Durrësit si dhe gjithë aksi rrugor deri në Kashar.

“Deri në orën 2 të drekës, ditën e dielë do bllokohen rrugët për efekt të Maratonës”.

Pas orës 14:00 qytetarët mund të përdorin këto akse për të shkuar për të parë edhe ndeshjen e kombëtares në Shkodër”, tha Veliaj.

(d.b/F.t/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!