“Veliaj do varet”, Rama sqaron deklaratën që i bëri lëmsh të gjithë: Do e mendojmë pak se pemët janë të holla

“Veliaj do varet”, Rama sqaron deklaratën që i bëri lëmsh të gjithë: Do e mendojmë pak se pemët janë të holla

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Rama tha para gazetarëve me ironi se “Veliaj do të varet pasi është koka e komplotit në PS”. (Lexo këtu), duke sjellë më pas një sërë komentesh konspirative në rrjet.

Por sot, i ftuar në emisionin Xing me Ermalin, Rama tha me ironi se do e rimendojë edhe njëherë formën e “ekzekutimit” të Veliajt. Kryeministri tha më tej se Veliaj i gjen gati gropat ku mbjell pemë.

“Vërtetë jemi këtu për të qeshur, po s’është për të qeshur. Kam pasur dyshimet e mia, por tani që nxorre këtë videon, ka shumë mundësi se janë konspiracione që zhvillohen me figura mediatike për të krijuar influencë. Do të vijë radha dhe ty. Atë të varjes do ta mendojmë pak, se pemët që ka mbjellë ai, janë të holla, e po t’ju varim aty këputen. Ti i varur nuk i duhesh dreqit, ty do të të rruajmë, do të veshim pizhame e do të të çojmë në punë të detyruar se ngele duke ardhur vërdallë hahaha hihihi. Ai djali aty i shkreti i hap gropat vetë, kurse Lali i gjen gropat e hapura.”- tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin